Shaqiri dorëzon trofeun e ‘Championsit’ në Lisbonë (Foto)

17.04.2014 22:09 - Xherdan Shaqiri ka dorëzuar trofeun e Ligës së Kampionëve të Bayern Munichut në Lisbonë. Ylli kosovar, bashkë me presidentin bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, dorëzuan trofeun e fituar vitin e kaluar te organizatorët e finales së këtij viti

Lexo mė shumė

Sport

Luan Krasniqi tërhiqet nga boksi

29.12.2011 14:45


Boksieri kosovar Luan Krasniqi, ka shpallur sot largimin e tij nga boksi profesionist, duke i dhënë fund një karriere shumë të suksesshme. Ai e ka bërë publik vendimin e tij nëpërmjet një letre të publikuar në faqen e tij të internetit, www.luankrasniqi.com, duke falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen që i kishin dhënë ndër vite, transmeton Lajmetshqip

“Të dashur miq, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë, që të gjithëve t`ju falënderoj përzemërsisht.

Unë, nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u jam mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga tifozët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si boksier.

Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kuraje dhe se simpatinë tuaj e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrijnë çdo ditë.

Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi. Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së talenteve të rinj. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, po ashtu, përmes ekraneve do të jem i angazhuar për ju.

Unë do të bëj çmos që boksi të mbetet atraktiv në mënyrë që ju, të dashur aderues të sportit të boksit, edhe në të ardhmen të përjetoni ndeshje interesante dhe të nivelit të lartë!

Ju faleminderit dhe mirë u pafshim,

I juaji Luani”.


Në këtë mënyrë, 40-vjeçari Luan Krasniqi i ka dhënë fund një karriere që ka emocionuar sportdashësit shqiptarë ndër vite. Fillimet e karrierës së tij si boksieri i peshave të rënda ishin në vitin 1995, kur mori pjesë në Kampionatin Botëror për Amatorë, duke marrë medaljen e argjendtë, i mposhtur vetëm nga kubanezi Feliks Savon, ndërsa më parë kishte mundur dy legjenda të boksit botëror, Sinan Samil Sam dhe Vladimir Kliçko.

Një vit më vonë, Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Amatorë, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të vitit 1996 në Atlanta ku përfaqësoi Gjermaninë. Ishte përsëri Savon ai që ndali rrugën e Krasniqit drejt arit olimpik, ndërsa boksieri kosovar arriti të merrte medaljen e bronztë.

Që nga viti 1997, Krasniqi u bë pjesë e ringut botëror profesionist, duke regjistruar në karrierën e tij 35 ndeshje, nga të cilat 30 fitore (14 me KO), 1 barazim dhe 4 humbje. Maja më e lartë e karrierës si profesionist ishte renditja si Numri 2 në botë për peshat e rënda në WBO, ndërsa për shumë vite me radhë ishte Kampion Evropian për peshat e rënda të EBU.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

18

Prill

2014

Fotolajm

17.04.2014 15:19 - Të enjten, një veturë është rrokullisur te semaforët afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Gjatë ditës deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë reaguar lidhur me sigurinë në komunikacion. Ata kanë kërkuar gjoba të ashpra për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. /Foto: Telegrafi

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh