LAN-i, (jo)unik rreth marrëveshjes!

31.10.2014 16:21 - Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se realiteti që ka krijuar Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, po e imponon që partnerët e koalicionit të ulën për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Pozita e gruas kosovare në vendimmarrje është përmirësuar

Prishtinë, 29.09.2010 16:29


Grupi Joformal i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës  në bashkëpunim me Ambasadën  Amerikane organizuan sot një tryezë lidhur me implementimin e ligjeve  që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Në këtë debat u konstatua se pozita e gruas kosovare në vendimmarrje dhe përgjithësisht në shoqëri po përmirësohet.

Përvojat më të mira në SHBA dhe në botë tregojnë se pjesëmarrja  grave në jetën parlamentare dhe në veprimtari tjera kontribuon shumë në mbarëvajtje të punës. Kontributi i gruas ndihet edhe në luftën kundër dukurive negative, siç është luftimi i korrupsionit. Po kështu, kontributi i grave vërehet edhe në tejkalimin e ndarjeve partiake, ose të tjera, pastaj në tejkalimin konflikteve e në arritjen e kompromiseve.

Në këtë tryezë, të cilën e kryesoi Flora Brovina, kryetare e grupit, mori pjesë edhe veprimtarja e njohur për barazi gjinore dhe aktivitete për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri, Stephenie Foster nga SHBA-ja, si dhe Jennifer Washeleski, zëvendëskryetare për marrëdhënie publike në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

31

Tetor

2014

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh