Besnik Tahiri: Të gjithë shqiptarët ëndrrojnë të jenë në një shtet

20.10.2014 19:55 - Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Besnik Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit, pas ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

BE, shtohen kundërshtarët e liberalizimit të vizave për Kosovën

Bruksel, 16.02.2011 11:41


“E kemi humbur momentin që ta përfshijmë edhe Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Siç ndodh gjithmonë kur  humb një rast, rrethanat komplikohen. Gjithçka që ka mundur të shkojë keq për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave, ka shkuar keq“,  e fillon bisedën për “Kohën Ditore” një diplomat i lartë i BE-së, duke shprehur shqetësim se Kosova nuk do të mund të llogarisë se do të dalë shpejt nga izolimi.

Përderisa në Kosovë protestojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile kundër asaj që e quajnë „getoizim të Kosovës“, duke kërkuar liberalizim vizash edhe për shtetasit e shtetit më të ri në botë, që kremton nesër trevjetorin e lindjes, në BE heqja e vizave është gjëja e fundit që u shkon në mend. Madje, krahasuar me disa muaj më parë, është në rritje numri i kundërshtarëve të nisjes së çfarëdo dialogu me Kosovën për liberalizimin e vizave.

Burimet diplomatike në BE thonë qartë se lënia anash e Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave nuk është për shkak të mospajtimeve rreth statusit të Kosovës. Varianti zyrtar i BE-së është se “Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për të marrë dokumentin e Strategjisë së dialogut të vizave“, ndërsa jozyrtarisht thuhet se shumë vende të BE-së nuk duan që në këto rrethana ekzistuese të nisë dialogu edhe me Kosovën.

Në mesin e këtyre vendeve janë Franca, Holanda, Gjermania, Suedia dhe Belgjika, ndërsa numri i vendeve që kundërshtojnë nisjen e dialogut me Kosovën është po ashtu në rritje në vend që të ndodhë e kundërta.

Diplomatë të BE-së thonë se rrethanat aktuale në BE, situata në Kosovë, akuzat për përfshirje të liderëve kosovarë në krim të organizuar, manipulimet gjatë zgjedhjeve sikur edhe valët e azilkërkuesve nga  Kosova, Serbia dhe Maqedonia, janë shkaku pse është rritur kundërshtimi që BE-ja të nisë dialogun e vizave me Kosovën. Disa prej tyre premtimet e mandatarit të Qeverisë së ardhshme, Hashim Thaçit, për „heqje vizash brenda 15 muajsh“ me ironi e quajnë si një „film fantastiko-shkencor“.

”Së pari nuk e dimë se kur do të fillojë dialogu. Dhe nëse ai fillon do të zgjasë disa vite me Kosovën“, thotë një diplomat i BE-së.

Edhe Ulrike Lunacek, një ndër personat që më së shumti angazhohet për përfshirjen e Kosovës në liberalizim vizash, i kishte quajtur kohë më parë parashikimet e liderit të PDK-së si „joreale“. Diplomatët thonë se arsyet pse disa shtete, që janë mike të Kosovës, nuk duan të dëgjojnë tash për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave është numri i madh i azilkërkueseve nga Kosova që vijnë nga këto vende. Kosovarët në disa vende, sipas shifrave mujore, janë azilkërkuesit më të mëdhenj dhe kjo ndikon tek qëndrimet e qeverive të këtyre vendeve.

Por bashkëbisedues të “Kohës Ditore” insistojnë se „dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka lidhje me liberalizimin e vizave“.


 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

20

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh