Srpska e do “Ministrinë e Pushtetit Lokal” për ta krijuar asociacionin

24.07.2014 17:35 - Në mesin e kushteve që “Lista Srpska” ka për të hyrë në Qeveri është edhe krijimi sa më i shpejtë i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lexo mŽ shumŽ

Politikë & Ekonomi

Hapet panairi i firmave ushtrimore

Prishtinë, 31.03.2011 17:19


Rreth 80 firma ushtrimore kanë ekspozuar produkte të ndryshme në Panairin e Firmave Ushtrimore 2011, i cili është hapur sot në Pallatin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Prishtinës, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Qendra Kosovare e Firmave Ushtrimore, në bashkëpunim me KulturKontakt Austria dhe Swisscontact.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, i cili do të qëndrojë i hapur dy ditë, në emër të ministrit Ramë Buja, këshilltari i tij, Nehat Mustafa tha se qëllimi i firmave ushtrimore është që nxënësit të përgatiten për tregun e
punës, duke filluar nga ideja për zhvillimin e një biznesi.

Ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Johann Brieger, transmeton “Koha””, tha se ky është një projekt për zemër që ka Austria dhe shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të jenë partner në këtë projekt. Ai bëri të ditur se që nga viti 2005 janë investuar rreth 1 milion euro dhe në kuadër të të cilit janë trajnuar rreth 12 drejtorë, rreth 100 mësimdhënës dhe mbi 10 mijë nxënësve u është krijuar mundësia që ta kenë kënaqësinë të marrin një aftësim profesional, që iu lehtëson rrugën për në tregun e punës.  “Me këto projekte duhet t’i jepet rinisë një perspektivë, të kemi shpresa për të ardhmen, sepse ju të rinjtë jeni e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës”, tha ai.

Ambasadori i Zvicrës, Lukas Beglinger tha se në botën e sotme konkurrente, edukimi është bërë çelësi i së ardhmes dhe është shumë e rëndësishme që edhe Qeveria e Kosovës e ka këtë një ndër prioritetet. “Është e rëndësishme që të sigurohemi që arsimi profesional t’i përshtatet nevojave të tregut të punës dhe ky panair është lidhja kryesore mes edukimit dhe tregut të punës”, tha ai.

Drejtori komunal i Arsimit të Prishtinës, Remzi Salihu falënderoi partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë që kanë mundësuar zhvillimin e firmave ushtrimore, por edhe të këtij Panairi.

Firma ushtrimore është formë e re mësimore, në kuadër të së cilës përkrahet dhe nxitet mësimi praktik, i cili simulon biznesin real dhe mendimin ndërmarrës. Lënda Firmë Ushtrimore zbatohet që nga viti 2004 në Kosovë nga Swisscontact dhe KulturKontakt Austria për kryerjen e praktikës profesionale, si dhe nga viti 2009 edhe nga DANIDA. Deri më tani është implementuar në 15 shkolla të mesme ekonomike të Kosovës (Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Podujevë, Malishëvë/Kijevë Dragash, Lipjan, Vushtrri, Fushë Kosovë, Skënderaj dhe Drenas) dhe 5 shkolla bujqësore (Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Vushtrri). Përpos këtyre ka filluar trajnimi edhe themelimi i firmave ushtrimore edhe për klasat në gjuhën boshnjake në Prizren, Pejë dhe Dragash.

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

24

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh