Haziri nuk beson se emri i tij është në zarfin e ndërkombëtarëve

22.10.2014 20:23 - Tashmë kanë kaluar më shumë se katër muaj prej se vendi është me institucione në dorëheqje në ndërkohë që asnjë tentim për krijimin e institucioneve të reja që dolën nga zgjedhjet e 8 qershorit nuk ka rezultuar me sukses.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Krasniqi: Dëbimi i shqiptarëve ka lënë pasoja

Prishtinë, 14.05.2011 13:28



Eksodi ose dëbimi masiv i shqiptarëve nga forcat serbe tash e 12 vjet më parë, reflekton pasoja edhe sot te njerëzit në Kosovë, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sociologu Shemsi Krasniqi.

Ai tha se ky muaj si dhe muaji i ardhshëm është ajo periudha kur ka ndodhur dëbimi masiv, ajo që nganjëherë quhet eksod masiv i popullatës shqiptare dhe sigurisht që kjo periudhë njerëzve ua përkujton ato eksperienca të thella, dramatike dhe tragjike, personale, familjare, por edhe të përgjithshme, kolektive.

“Në 10-vjetorin e eksodit, dëbimit masiv, do të thotë në vitin 2009, bashkë me studentët e Sociologjisë, kemi bërë intervista të thella me qytetarë të Kosovës që e kanë përjetuar situatën e dëbimit nga shtëpia dhe nga vendi”, tha Krasniqi.

Sipas tij, rezultatet janë të shumta, sepse ka qenë një hulumtim mjaft kompleks, një hulumtim, me të cilin kanë mbledhur të dhëna për mënyrën e evokimit, si i evokojnë, si i përkujtojnë njerëzit ato momentet e para të largimit nga shtëpia, ditët para largimit, momentin kur pikërisht është detyruar të dalë nga shtëpia.

”Përjetimet në kolonë, përjetimet në momentin e kalimit të kufirit, përjetimet si refugjatë”, u shpreh ai.

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

23

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh