Haradinaj: Thaçi duhet të dalë jashtë loje

20.04.2014 10:46 - E sollën vendin në këtë gjendje dhe tashti po e kërkojnë edhe një mandat të tretë, por ata që qeverisin sot e kanë humbur të drejtën të kërkojnë edhe një mandat, ka thënë këtë të shtunë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka prezantuar planin qeverisës të këtij...

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Ramë Manaj lyp punë te Hashim Thaçi

Prishtinë, 30.05.2011 09:32


Ramë Manaj po mundohet të bëhet me punë nga Hashim Thaçi.

Ai ka konkurruar për pozitën e kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivit të Kosovës në Zyrën e kryeministrit të Kosovës. Dhe faktin që vetë i takon partisë më të madhe në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e sheh si pengesë, shkruan sot gazeta Koha Ditore.  

“Unë jam anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kjo nuk pengon kurrgjë, ai është shërbim civil, nuk është vend politik, nuk është post politik dhe është institucion shtetëror, Agjenci Shtetërore për Arkivat e Kosovës”, i ka thënë Manaj gazetës të dielën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka dashur që askush të mos i ngatërrojë postet politike me ato civile në institucione.

“Ky ka qenë konkurs publik, në të cilin konkurron secili qytetar që ka interesin dhe vlerëson se i plotëson kushtet, dhe thjesht vlerësohet në bazë të një paneli a komisioni që vlerëson plotësimin e kushtit prej kandidatëve”, ka thënë ai.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Diel

20

Prill

2014

Fotolajm

19.04.2014 11:05 - Pianistja 18-vjeçare nga Gjilani, Fatjona Maliqi, edhe pse ka kaq shumë diploma, çmime dhe mirënjohje të ndryshme për përformancat e saj, ka ambicie që të ketë edhe më shumë. Duke vazhduar kështu, ndoshta një ditë do të hyjë në librin Guiness për numrin më të madh të diplomave.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh