​KQZ është e gatshme për zgjedhje edhe nëse ato mbahen në qershor (Video)

16.04.2014 22:08 - Edhe pse zyrtarisht nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet, kryetarja e KQZ’së Valdete Daka ka thënë se nëse partitë politike pajtohen për datën e përfolur, 8 qershorin, institucioni që ajo drejton është i gatshëm.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Qeveria tallet, pensioni më i lartë 116 euro

Prishtinë, 20.07.2011 17:26


Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti, i cili pritet të miratohet gjatë vjeshtës së këtij viti, do të ndikojë në avancimin e pozitës së pensionistëve në Kosovë.

Kështu thonë zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilët e kanë hartuar projektligjin. Por, pensionistët, sidomos ata invalidorë, shprehen të pakënaqur me këtë ligj, raporton RTK-ja.

Pensionistët kosovarë më në fund do të kenë ligjin e tyre. Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti është hartuar tashmë dhe pritet të kalojë procedurat e rregullta të miratimit në Qeveri dhe në Parlament. Por, pensionistët vlerësojnë se ky projektligj ka shumë mangësi.

“Ne jemi të zhgënjyer me këtë ligj, sepse nuk zbatohen të gjitha përfitimet e mundshme, sidomos te pensionistët kontribut-dhënës dhe ata invalidorë, që tani e 11 vjet nuk e kanë marrë pensionin e merituar”, tha Hamdi Tasholli, kryetar i Organizatës së Invalidëve të Punës.

Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti është përgatitur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Me dispozitat e tij parashihet pensioni bazik i moshës, pensioni i aftësisë së kufizuar, pensioni i parakohshëm dhe dy pensione që zbatohen për herë të parë në Kosovë, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës. Kështu thotë për Radio Kosovën Fadil Raci, drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Mjetet financiare për zbatimin e projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti janë paraparë edhe në buxhetin e këtij viti dhe me kornizën afatmesme të shpenzimeve 2012-2014”, thotë Raci.

Raci sqaron se pensionin familjar do ta realizojnë trashëgimtarët e pensionistit, kurse pensionin invalidor të punës, familja e të punësuarit, i cili lëndohet në punë apo lëngon nga sëmundja profesionale.

“Përmes këtij projektligji, në një formë të caktuar, janë të avancuara të drejtat e pensionistëve. Duhet thënë se e drejta në pension familjar dhe invalidor duhet të implementohen prej vitit 2015, për arsye se nuk ka mjete të mjaftueshme financiare”, sqaron Raci.

Por, Hamdi Tasholli ka vërejtje sidomos sa i përket zbatimit të këtyre dy pensioneve, duke e vlerësuar këtë si tejet të vonuar.

Ndryshe, projektligji parashihet të miratohet në vjeshtën e këtij viti. Të gjithë pensionistët, sipas dispozitave të këtij ligji, do t’i marrin pensionet e tyre në mënyrë retroaktive prej një korrikut të këtij viti. Do të ketë rritje për pensionistët e pleqërisë nga 45 në 50 euro, kurse për ata kontributdhënës nga 80 në 101 euro, ose në 116 euro.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

17

Prill

2014

Fotolajm

16.04.2014 15:49 - Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto me “motive dimri” gjatë dy ditëve të fundit, kur shumë qytete shqiptare u mbuluan nga bora, megjithëse tashmë jemi në stinën e pranverës.Ndër më të veçantat është kjo, e realizuar sot në Kodrën e Diellit, në Tetovë, ku bora ka arritur një trashësi të madhe.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh