Jahjaga: Kosova, miqësi të përjetshme me SHBA-të

20.08.2014 14:10 - Sot në Prishtinë u bë betimi i Vullnetarëve të Korpusit amerikan të paqes. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Ambasadoret e Kosovës

Prishtinë, 03.12.2011 12:19


Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), të premten, ka vendosur përfundimisht se kush do të jenë ambasadoret e ardhshme që do ta përfaqësojnë Kosovën në tre shtete të ndryshme.

Burime të besueshme brenda kësaj ministrie, që kanë folur në kushte anonimiteti, i kanë thënë Zërit se ish-kryetarja e bordit të RTK-së, Vjosa Dobruna, dhe dy këshilltaret e kryeministrit Hashim Thaçi, Mimoza Ahmetaj dhe Dhurata Hoxhaj, do të jenë ambasadoret e ardhshme.

“Vjosa Dobruna do të shkojë ambasadore në Romë, Mimoza Ahmetaj në Republikën e Sllovenisë, por nuk është ende e qartë se ku do ta dërgojmë Dhurata Hoxhën”, ka thënë ky burim.

Përzgjedhjen e kandidateve për ambasadore e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Jashtëm, Ibrahim Gashi, i cili ka thënë se kjo listë së shpejti do t’i dërgohet Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme për shqyrtim.

Nga ana tjetër, Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme është mbledhur të premten, por në mbledhje nuk është diskutuar për emra, meqenëse anëtarët e këtij komisioni nuk e kanë marrë listën në fjalë.

Disa javë më parë Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme listën me gjashtë emrat për ambasadorë të rinj. Opozita, ndërkaq, ka dhënë vërejtje për këta emra, meqenëse sipas dispozitave ligjore në fuqi në rastet kur bëhen ndryshime në përfaqësitë diplomatike gjysma e kandidatëve duhet të jenë ambasadorë ekzistues dhe gjysma tjetër ambasadorë që nuk kanë qenë më parë në një pozitë të tillë.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Mërkurë

20

Gusht

2014

Fotolajm

05.08.2014 21:40 - Në përkujtim të Luftës së parë Botërore.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh