Jahjaga ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konfernecën e Beogradit

25.10.2014 21:30 - Kryetari i Grupit të Komisionit Trelateral të Serbisë, Jovan Kovacic, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve BETA se disa liderë të rajonit tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Liberalizimi i vizave për Kosovën pas 3 deri 5 viteve

Prishtinë, 16.02.2012 08:19Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një proces që do të zgjas për Kosovën, bëjnë të ditur burime pranë Komisionit Evropian për agjencinë e lajmeve INA. Një diplomate e KE-së ka theksuar se liberalizimi i plotë dhe heqja e vizave për Kosovën do të mund të ndodhë prej 3 deri në 5 vite, gjatë periudhës së ardhshme. "Ky proces do të jetë i vështirë, pasi që kërkohet implementimi i kritereve të kërkuara, mirëpo në anën tjetër mund të jenë problematike zhvillimet e fundit në planin e jostabilitetit. Në aspektin tjetër është edhe mungesa e unitetit të plotë brenda BE, pasi që disa vende anëtare akoma nuk e kanë njohur Kosovën", ka theksuar për INA, një zyrtare e KE-së. Qeveria e Kosovës është zotuar se do të plotësojë kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, për të përfituar me kohë këtë procesi, pasi që Republika e Kosovës është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka përfituar liberalizimin e vizave. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi ka vlerësuar kohë më parë se Qeveria po punon seriozisht që t’i përmbushë të gjitha kushtet që BE-ja i parashtron në këtë proces. Qeveria e Kosovës shpreson se ky proces nuk do të ketë zgjatje dhe do të jetë me vendime afatshkurtëra për Kosovën. Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Diel

26

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh