VMRO- DPMNE do qeveri pa shqiptarët

17.04.2014 11:28 - VMRO-DPMNE nuk ndalon thirrjet për përkrahje masive të maqedonasve për të fituar shumicën e deputetëve për qeverisje pa rolin e shqiptarëve.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Rexhepi i kënaqur me punën në Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve

Prishtinë, 10.08.2012 15:13


Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga Kryeshefi i Agjencionit për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe drejtori i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, Besnik Berisha, vizituan Departamentin për Prodhimin e Dokumenteve, ku panë nga afër mbarëvajtjen e punës gjatë personalizimit të dokumenteve, transmeton portali Koha. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, theksoi se Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve është ndër më të suksesshmit në Agjencionin për Regjistrim Civil, dhe në përgjithësi është një ndër departamentet më vitale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me një staf profesional, të cilët me vite të tëra kanë krijuar një përvojë të lartë dhe me ekspertë të teknologjisë informative të cilët duhet të jenë në hap me zhvillimet teknologjike.

Ministri i Rexhepi, tha se tash jemi në një fazë, ku është bërë ndryshimi i ligjit për Letërnjoftime, i cili ka shkuar nëpër procedurat e Parlamentit të Kosovës në lexim të dytë. Janë duke u përgatitur specifikacionet dhe shpresohet se deri në fund të vitit të fillojë prodhimi i letërnjoftimeve biometrike.

“Ambiciet tona në këtë drejtim janë më të mëdha, që edhe patentë-shoferët të jenë biometrike dhe librezat e qarkullimit dhe shumica e dokumenteve personale të digjitalizohen dhe përmes çipave, ku faktikisht një dokument i ka të gjitha të dhënat për një individ, pra kjo është një qasje e avancuar dhe shpresojmë të realizojmë në dinamikën e paraparë”, theksoi ministri Rexhepi.

Deri më tash Departamenti për Prodhimin e Dokumenteve, deri më tash ka prodhuar gjithsej: 1.362.266 letërnjoftime, 138, 600 pasaporta biometrike dhe 375. 263 patentë-shoferë.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

17

Prill

2014

Fotolajm

16.04.2014 15:49 - Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto me “motive dimri” gjatë dy ditëve të fundit, kur shumë qytete shqiptare u mbuluan nga bora, megjithëse tashmë jemi në stinën e pranverës.Ndër më të veçantat është kjo, e realizuar sot në Kodrën e Diellit, në Tetovë, ku bora ka arritur një trashësi të madhe.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh