Komuna: Tenderi i kiosqeve do të rishpallet

26.07.2014 10:45 - Dy vite pritje për rivendosjen e kioskave në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Si pasojë e kësaj gjashtë persona kanë mbetur pa punë. Këta të fundit thonë se kanë fituar tenderin nga Komuna e Prishtinës, por kioskat asnjëherë nuk u kthyen nëpër vendet e tyre. Ndërsa zyrtarë nga...

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Ligji për Noterinë, që dy vjet nuk gjen zbatim

Prishtinë, 25.06.2010 14:12



Mozbatimi i Ligjit për Noterinë do të hyjë në vitin e tretë, sepse edhe këtë vit Kosova nuk do të ketë noterë.
I miratuar që në tetor të vitit 2008, Ligji për Noterinë parashikon hapjen e zyrave të noterëve të cilët do të merren me verifikimin e kopjeve të dokumenteve me origjinalin, zyrtarizmin e deklaratave, trashëgiminë, të gjitha llojet e kontratave etj.

Në Ministrinë e Drejtësisë thonë se vonesat për implementimin e këtij ligji kanë të bëjnë me natyrë kryesisht teknike. Dyqind kandidatë kanë plotësuar kushtet e parapara me ligj të cilët janë duke e ndjekur një trajnim, ndërsa vetëm pas përfundimit të këtij trajnimi, kandidatët do t'i nënshtrohen provimit për noterë. 

Zëdhënësi Astrit Kolaj është shprehur se deri në qershor nuk do të mund të hapet asnjë zyrë noterie për shkak se kandidatët për noterë këtë vjeshtë do t’i nënshtrohen një provimi, ndërsa më pas duhet të kryhen edhe disa përgatitje të tjera.

Vonesa e implementimit të këtij viti lë edhe për një vit radhët e gjata të qytetarëve të cilët presin për të vërtetuar një dokument apo për të dhënë një deklaratë në sportelet e komunave. Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në rajon pa noterë, ndërsa për punën e tyre stërngarkohen kryesisht administratat komunale.

Shërbimi i noterisë është shërbim juridik dhe publik që e ka për qëllim mbrojtjen e interesave të ligjshme të personave fizikë dhe juridikë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Noteri do të kujdeset për të gjitha llojet e kontratave, testamenteve, do të bëjë vërtetimin e kopjeve të dokumenteve origjinale, vërtetimi i ekstrakteve të librave të tregtisë e biznesit, vërtetimi i nënshkrimit, vërtetimi i datës, konfirmimi i konkluzioneve të bëra nga organet e personit juridik, pranimi i deklaratave nën betim, ruajtja dhe dorëzimi i dokumenteve, ruajtja dhe dorëzimi i parasë së gatshme, gjërave me vlerë dhe letrave të çmuara, ruajtja e dokumenteve origjinale, lëshimi i njoftimeve dhe kopjeve etj.

Shtrirja e zyrave të noterisë do të jetë së paku një zyre noteriale për një komunë, por numri mund të rritet për komunat që kanë më tepër se 20 mijë banorë. Përderisa në Prishtinë aktualisht vetëm një sportel pranë komunës i kryen këto shërbime administrative ku krijohen radhë të gjata, në të ardhmen pritet që në kryeqytet të punojnë të paktën 10 noterë.

Të drejtën e ushtrimit të profesionit të noterisë do ta kenë ata juristë të cilët do ta kalojnë provimin e noterisë të përcaktuar me ligj. /J. Rexhaj

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Shtunë

26

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh