Tahiri: Kur jemi kunder radikalizmit, jemi kundër atyre që sulmojnë fenë

30.07.2014 15:46 - Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook tregon t’i ketë kushtuar shumë kohë për t’u shpjeguar njerëzve qëndrimin e AAK’së ndaj fesë.

Lexo mė shumė

Politikë & Ekonomi

Rama flet si kryeministër

Tiranë, 25.06.2013 22:20

Lideri i së majtës, Edi Rama për herë të parë foli si fitues i këtyre zgjedhjeve me rezultat të thellë ndaj së djathtës. Rama tha se nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa drejtimi i popullit që ia dha votën. ‘Nga sot e tutje ne do të jemi me ju për ju, derisa kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona. Unë nuk do ta harroj kurrë se do të jem me ju, ne do të jemi me të gjithë ju që na vendosët në krye të vendit”, nënvizoi Rama, transmeton Shekulli online.Ram rrëfeu se ky është momenti më krenar të jetës së tij, por tha se ndjenja e përuljes ndaj atyre që e zgjodhën në krye të vendit, është më e madhe.

“Motra dhe vëllezër nuk mund të mos ju rrëfej sot , se ky është momenti më krenar i jetës time. Por midis krenarisë që ndjej për vetën dhe përulësisë ndaj votës suaj, fton përulësia. Unë  do të jem kryeministri juaj por edhe kryeshërbëtori juaj. Detyra do të jetë e imja , pushteti do të jetë u juaji. Unë nuk do ta harroj këtë, por ju lutem të mos e harroni as ju. Jo për mua por për të mirën e Shqipërisë që duhet të rilind së bashku”, përfundoi Rama.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Mërkurë

30

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh