Prokurori kërkon që të dënohet “Grupi i Llapit”

22.05.2013 13:35 - Në seancën e sotme të “Grupit të Llapit”, Latif Gashi, Rrustem Mustafa dhe Nazif Mehmeti, prokurori i çështjes, Charles Harduej në fjalën përfundimtare, kërkoj që tre të akuzuarit të dënohen.

Lexo mė shumė

Siguri

Spanjë, kosovari dënohet për drogë

Madrid , 05.04.2011 16:37


Një gjykatë spanjolle ka vendosur ta dënojë me 7.5 vjet burgim një 42-vjeçar nga Gjakova, me incialet L.S. Përveç kësaj, ai duhet të punojë për një ent social pa pagesë 60 ditë, si dhe të paguajë shumën mbi 300 mijë euro, njoftojnë media spanjolle.

Pas përgjimit të gjatë nga policia, kosovari kishte ngarkuar më 21 korrik 2009 një sasi prej 7.5 kg heroinë në veturën, të cilën kishte huazuar nga një “rent a car”. Policia e kishte përcjellë atë deri në autostradën A6, në drejtim të Corunës dhe në afërsi të qytetit Corgo e kishte ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit, gjakovari kishte treguar dokumente të falsifikuara të një slloveni, mirëpo policia e kishte të njohur identitetin e tij të vërtetë. Në veturë, policia gjeti heroinën, vlera e të cilës arrin në 300 mijë euro.

Në gjyq, gjakovari ishte përpjekur të heqë fajin nga vetja, duke thënë se ai nuk dinte që ka drogë në veturë, por që i ka marrë 500 dollarë nga një person për ta dërguar veturën nga një qytet në një tjetër, pranë një pompe benzine. Pas konsultimit me avokatin e tij, ai shpjegoi se kishte transportuar disa herë në këtë mënyrë për t’i paguar borxhet e tij.

Policia kishte vërtetuar se droga në veturë ishte përgatitur në një vilë në bregdetin e qytetit Lugo. Pas hetimit të thellë të fakteve u konstatua se vila i takonte një klani të romëve spanjollë, të njohur për trafikim të drogës.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Mërkurë

22

Maj

2013

Fotolajm

16.05.2013 22:30 - Diamanti i bardhë, i pastër dhe në formë dardhe është shitur në ankand me një çmim rekord, 23,5 milionë dollarë në Gjenevë. Guri 101,73 karatësh është blerë nga argjendari i famshëm amerikan, Harry Ëinston, i cili i përket grupit “Swatch”.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh