Siguri
- Zëvendës komandanti i KFOR-it viziton Graçanicën
- Aksidentohet për vdekje këmbësori
- Limaj edhe dy muaj arrest shtëpiak
- Kallëzim penal i FDH ndaj 4 pjesëtarëve të MUP-it për krime në Vushtrri
- Kosova e Italia me marrëveshje kundër kriminalitetit transnacional
- Shpërthim në veri të Mitrovicës
- Ministrit Kuçi Çmimi Justiniani i Odës së Avokatëve
- Lufta ndaj pastrimit të parave
- Tentim vrasje në Prishtinë
- Serbia ndërpret financimin e policisë në veri
- VV kall marrëveshjen me Serbinë
- OSBE trajnon Policinë e Kosovës për ruajtjen e objekteve të kultit serb
- Bondsteel pritet të mbyllet më 2014
- Përfundon protesta në Skenderaj
- Bie numri i azilkërkuesve nga Kosova në Zvicër
- Norvegjia ndihmon drejtësinë në Kosovë
- Prostitucion në Durrës, pranga pronarit të hotelit
- Tolajt 18 muaj burg, Bukoshit 3 vjet jashtë institucioneve shtetërore
- Në Skenderaj sot protestë gjithëpopullore kundër EULEX-it
- FSK-ja ka filluar ndërtimin e urës së përkohshme në Kramovik
- Për grabitësit e kazinosë në Gjilan, 10 vjet e 6 muaj burg
- Arrestohen vrasësit e shqiptarëve
- Greqi, vritet polici, dyshohen shqiptarët e arratisur
- FSK sot nis montimin e urës në Kramovik
- Kosova dhe Serbia sot këmbëjnë oficerët ndërlidhës
Shtohen aksidentet rrugore në Kosovë
Dyqind e nëntëmbëdhjetë aksidente trafiku rrugor kanë ndodhur më shumë në muajt janar qershor 2011, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2010.
Kjo statistikë është nxjerrë nga Policia e Kosovës për të gjitha llojet e aksidenteve në trafik.
Totali i aksidenteve për gjashtëmujorin e vitit të kaluar ka qenë 7891, ndërsa në gjashtëmujorin e këtij viti nga policia janë shënuar 8110 aksidente, ose 2,78% më shumë aksidente. Lloji i aksidenteve që e ka ngritur epërsinë e tyre sivjet janë aksidentet me dëme, ngase nga 5444 sa ishin vitin e kaluar, këtë vit kanë ndodhur 5730 aksidente, si dhe ato me të lënduar, që për këtë periudhë vjet ishin 3465, kurse tani janë 3527.
Këto aksidente kanë ndodhur në trafikun rrugor edhe me gjithë faktin që Policia e Kosovës në këtë gjashtëmujor i ka shqiptuar 19.320 gjoba për ata shoferë që i kanë shkelur rregullat e trafikut, duke e rrezikuar jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
Vitin e kaluar nga policia qytetarëve u janë shqiptuar 127.097 tiketa, ndërsa këtë vit deri në qershor, 146.417 është numri i tyre, që i bie 15,2% më shumë gjoba.
Nëse këtë numër të këtyre tiketave që sivjet janë dhënë e shumëzojmë me minimumin e dënimit që mund të japë policia, pra me numrin 25, atëherë i bie që vetëm për periudhën janar qershor 2011, qytetarët e Kosovës kanë paguar së paku 3 milionë e 660 mijë e 425 euro.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se planet policore vazhdojnë edhe më tutje për shtimin e sigurisë në trafik, me ç'rast, sipas tij, tani janë ndërmarrë edhe masa shtesë jashtë atyre planeve, në mënyrë që të arrihet ulja edhe më tej e shifrave të aksidenteve në përgjithësi.








