Edhe QKUK-ja e vuan mungesën e institucioneve

20.08.2014 21:17 - Mungesa e institucioneve ka shkaktuar probleme edhe për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton KTV.

Lexo mė shumė

Siguri

Bllaca: Dhoma e dëshmive është vjedhur edhe më herët

Prishtinë, 09.07.2012 14:42

Nazim Bllaca është shfaqur me akuza të reja. Ai tani shprehet se dhoma e dëshmive në Policinë e Kosovës është vjedhur edhe më herët.

Kjo sipas tij ka ndodhur në vitin 2005-2006. Ai thotë se këtë vjedhje e kishte kryer Shpresim Uka dhe Lumnije Sopaj.

Ai këto akuza i ka bërë në një letër, përmbajtjen e të cilës e ka publikuar gazeta “Bota Sot”.

Bllaca shkruan se dëshmitë që ishin vjedhur në dhomën e dëshmive, kishin të bënin me një vrasje që ishte bërë tek posta./Indeksonline/

(Më poshtë lexoni të plotë letrën e Nazim Bllacës -Si u njoftova me Lumnije Sopajn nga Prishtina)

“Në vitin 2000/2001 kisha kontakte të rregullta me shefin tim Shpresim Ukën, ku siç e kam përmendur nëpër seanca, vendtakimi ynë ka qenë Pizzeria Guri në rr. “Bill Kllinton”, duke pasur takime të rregullta me Shpresim Uken, Faruk Gashin, Shaban Sylen, Sadik Abazin, Bekim Sylen, Driton Hajdarin shoqërisë tonë iu bashkua edhe Lumijne Sopaj e cila mua mu prezantua njëherë si shoqe e Shpresim Ukës, mirëpo shumë shpejt mu bë e ditur nga Shpresimi se nuk e paska shoqe po grua të dytë.

Luminje Sopa për një dekadë ishte me ne dhe shumë gjëra din lidhur me funksionimin e këtij grupi kriminal.

Unë përveç që jam takuar qindra herë me Lumnije Sopajn dhe me Shpresim Ukën, lidhur me Lminje Sopajn organet hetuese kanë edhe kontaktet e mija telefonike mes meje dhe Lumnijes për një periudhë të gjatë, e që mua asgjë nuk më ka lidhur me Lumije Sopajn më herët para se të më njoftonte Shpresim Uka me të.

Lumnije Sopaj si rezultat i punës dhe kontributit që ka bërë në grupin tonë, ajo është shpërblyer me një vend pune nga Bislim Zyrapi, ku kjo punon në departamentin e emergjencës në kuadër të Ministrisë së Bajram Rexhepit.

Shpresim Uka dhe Luminjie Sopaj, kanë nxjerrë komplet dosjen e vrasjes së punëtorit të postës, sepse në këtë vrasje ka marr pjesë edhe djali i vëllait të Qazim Shabanit, shok i ngushtë i Shpresim Ukës.

Shpresim Uka në vitin 2005/2006 përmes Lumnije Sopajt, kanë nxjerrë nga dhoma e dëshmive komplet dosjen se si është vrarë një person tek posta e që i janë marr parat.

Për këtë vrasje janë duke e vuajtur dënimin edhe djali i vëllait të Qazim Shabanit.

Qazim Shabani ishte person më i besuar i Shpresim Ukës, për të prezantuar në takimin e Sankovcit, si dhe Qazim Shabani është përmendur në procesin Bllaca 1, Bllaca 2 qindra herë si pjesë e këtij grupi.

Dy fjali të nxjerra nga transkripti i audio-incizimit të takimit në Sankovc, ku unë i kisha incizuar fshehurazi e ku ishin prezent Shpresim Uka, Qazim Shabani, Hysri Rama dhe vetë unë Nazim Bllaca.

Transkripti është pranuar si provë material nga trupi gjykues në procesin Bllaca 2.
Qazim Shabani më drejtohet mua me këto kërkesa me 13 tetor 2009.

Q.SH. o burrë çka po don ti këto punë mi lan me Faruk e me Azem e me krejt.(faqe 41)

QSH. ti e ki shancën sonte n’tavolinë me thanë Shpresim 50 mije, 100 mije , 200 mije ,300 mije 500, mije (Faqe 84).”

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

21

Gusht

2014

Fotolajm

05.08.2014 21:40 - Në përkujtim të Luftës së parë Botërore.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh