Gjonbalajt një muaj arrest shtëpiak

17.04.2014 09:06 - Enkelejda Gjonbalaj, për tridhjetë ditë nuk do të mund të dalë nga shtëpia e saj. Të mërkurën një gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë i caktoi asaj këtë masë të arrestit pasi i kishte skaduar 48-orëshi i paraburgimit, i vendosur të hënën nga prokurorja Merrushe Llugiqi.

Lexo mė shumė

Siguri

"Der Spiegel" gjurmon trafikimin me veshkë në Kosovë

Hamburg, 31.07.2012 14:04


Hetuesit e BE-së po ndjekin gjurmët e tregtarëve të organeve me aktivitet global. Rasti i një fabrikanti gjerman dhe i një emigranteje ruse, tregon se si të sëmurët e pasur zgjasin jetën në kurriz të të varfërve.

Autorët gjermanë Arndt Ginzel, Martin Kruashaar, Steffen Winter kanë botuar në numrin e së Hënës të revistës javore gjermane "Der Spiegel" një artikull të zgjeruar për tregtinë ilegale të organeve me fokus klinikën mjekësore "Medicus" në Kosovë.

Autorët gjermanë kanë arritur të bisedojnë me një person të prekur. Ajo është Vera Shevdko, e cila ka rrëfyer për Spiegelin. Ja si shkruajnë autorët gjermanë për tregtinë me organet: "...Në tregtinë ilegale me organe bandat kriminale e kanë më të lehtë, sepse ka shumë njerëz si Vera Shevdko, që janë të varfër dhe të paditur dhe që janë gati të shesin pjesë të trupit të tyre për disa mijëra euro. Është në natyrën e tregtarëve të organeve, të kirurgëve të tyre dhe kontrabandistëve, që ta ofrojnë modelin e tyre të biznesit në fshehtësi. Vetëm rrallë herë makinacionet e tyre bëhen të ditura, dhe në raste edhe më të rralla ato ndëshkohen. Në rastin e klinikës Medicus në Prishtinë rrjeti kriminal është i dokumentuar mirë.

Kjo falë një njeriu trupmadh me vështrim të vendosur: Prokurori Jonathan Ratel erdhi në vitin 2010 në Kosovë, për të ndihmuar në kuadër të misionit të BE-së EULEX për ndërtimin e një sistemi konstitucional. Dhe nuk zgjati shumë kohë, derisa kanadezi nisi të merrej me veprimtarinë e paligjshme të tregtarëve të organeve nga Klinika Medicus.

Jonathan Ratel, 51 vjeç, është i bindur se në spitalin me pronar gjerman transplantuesit e paskrupull kanë marrë 20 deri 30 veshka dhe ia kanë implantuar të sëmurëve, që janë në gjendje të paguajnë. Ndërmjetësuesi ishte nga Izraeli, blerësit e organeve nga e gjithë bota, kirurgu nga Turqia, në shtyp ai njihet si "dr. Frankenstein". Dhuruesit e veshkave, nëse mund të quhen "dhurues", vijnë nga Stambolli, nga Kisinau në Moldavi, apo ishin njerëz, që kanë emigruar para pak kohësh në Izrael. Sistemi ka mundur të funksionojë, thotë Ratel, sepse mjekët kosovarë dhe punonjësit e administratës i kanë mbuluar.

Me muaj të tërë SPIEGEL ka ndjekur gjurmët e mafies së organizuar nga klinika Medicus, kërkimet u shtrinë në Izrael, Turqi, në Bjellorusi dhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Rezultatet e hetimeve të Ratelit dhe hulumtimet e SPIEGEL-it të lejojnë të shohësh thellë brenda strukturave të tregtisë me pjesë këmbimi të njeriut. Rasti i sipërmarrësit ëalter bën të mundur që të përshkruhet se sa thellë janë përfshirë gjermanët në biznesin me tregtimin e organeve. Janë biznese, thekson hetuesi Ratel, me të cilat mund të bësh "fitime gati skurrile". Dhe është një biznes i bandave kriminale, që "rritet me shpejtësi", siç paralajmëron Europoli, shkruan “Spiegel”, transmeton DW.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Enjte

17

Prill

2014

Fotolajm

16.04.2014 15:49 - Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto me “motive dimri” gjatë dy ditëve të fundit, kur shumë qytete shqiptare u mbuluan nga bora, megjithëse tashmë jemi në stinën e pranverës.Ndër më të veçantat është kjo, e realizuar sot në Kodrën e Diellit, në Tetovë, ku bora ka arritur një trashësi të madhe.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh