Breshëri shkatërron serat dhe të mbjellat në Elbasan

22.07.2014 21:17 - Reshjet e dendura të breshrit kanë shkatërruar serat dhe shumë të mbjella në Dumre. Nisur nga situata e krijuar, kreu i Bashkisë së Belshit i bën apel qeverisë për mbështetje.

Lexo mė shumė

Siguri

Klinika e vdekjes në Gjakovë

Gjakovë, 04.09.2013 09:22


Pesëmbëdhjeta pacientë, në vend të ilaçit, kanë gjetur vdekjen në spitalin “Heart” në Gjakovë. Ata janë trajtuar nga një mjek pa diplomë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hajrullah Binakaj, gjatë periudhës 2007 -2012 ka trajtuar 2.374 pacientë të cilët kanë përfituar para të majme. Në spitalin e tije të zemrës “Heart”, të cilit më vonë ia ka ndërruar emrin për ta riparuar si “Internacional Hospital”, Binakaj ka trajtuar pacientë të sëmurë nga zemra deri verën e vitit të kaluar. Falë një rrjeti të madhe mjekësh bashkëpunëtorë, që kanë dërguar pacientë, vetëm gjatë vitit 2010 në këtë spital janë trajtuar 2.020 pacientë. 1.337 janë trajtuar nga Binakaj.

“Koha ditore” ka siguruar dokumente të ndryshme, duke përfshirë një dosje hetimore që tregon se në këtë spital kanë vdekur 20 persona.

Dokumentet dëshmojnë se Hajrullah Binakaj ka operuar pacientë për t’u venë stenda në zemër, por nuk e ka bërë një gjet të tillë. Ata kanë paguar mbi 5 mijë euro për këtë “shërbim”. Shumë më vonë e kanë kuptuar se në zemër nuk kanë kurrfarë stendash.

Në tetor të vitit 2011 Policia kishte arrestuar Hajrullah Binakajn, si i dyshuar se ka operuar pacientë nevojë e pa nevojë për vënie stendash. Edhe pas asaj kohe kishte vazhduar me mjekim. Është arrestuar edhe një vit më vonë dhe është mbajtur në paraburgim.

Nga arrestimi i parë në të dytin 2012 në klinikën “Internacional Hospital” kanë vdekur tre pacientë të trajtuar nga ai. “Koha ditore” ka provuar që të kontaktojë me Hajrullah Binakajn, por nuk ka pasur qasje në dy numrat e telefonit që janë në dosje dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Marte

22

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh