Pogba mund të bëhet mesfushori më i fortë në botë

23.11.2014 13:14 - Massimiliano Allegri ka lëvduar paraqitjen e Paul Pogbas në fitoren e Juventusit (3-0) ndaj Lazios.Mesfushori francez shënoi dy gola në triumfin e realizuar në Olimpico, derisa golin tjetër e shënoi Carlos Tevez, kujton Telegrafi.

Lexo mė shumė

Sport

Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria pritet të renditet e 48-ta

Tiranë, 10.04.2013 16:10


U desh mbi një vit që të vihet në jetë skenari më i ri i serialit të njohur hollivudian. Aktor kryesor nuk është Tom Cruise por Gianni de Biasi me skuadrën kombëtare shqiptare. Pas më shumë se një viti e gjysëm në drejtimin e kuqezinjve, De Biasi është pranë arritjes së një prej objektivave të vendosur, përmirësimin e renditjes së kombëtares në klasifikimin e FIFA-s. Por misioni i pamundur konsiston në faktin që me një skuadër në revolucion e sipër, Shqipëria është pranë rekordit historik.

Fitorja me Norvegjinë pritet të vendosë djemtë kuqezinj në pozicionin më të lartë të marë ndonjëherë në renditjen botërore të FIFA-s. Sipas renditjes paraprake të bërë nga institucioni më i lartë i futbollit, kombëtarja shqiptare do të ngjitet në kuotën e 596 pikëve, duke kaluar në vendin e 48 dhe thyer rekordin e prillit 2011, me pozicionimin në vendin e 50 në botë. Sipas qeverisë së futbollit botëror, në 50 vendet e para të klasifikimit, Shqipëria renditet pas Uellsit në progresin e bërë me 16 shkallë të ngjitura menjëherë. Sipas këtij klasifikimi, kuqezinjtë janë skuadra e tretë më e mirë e grupit E eleminator të botërorit Brazil 2014, pas Zvicrës dhe Norvegjisë. Por misioni i De Biasit dhe djemve të tij nuk përfundon këtu, pasi renditja e re pritet të zhvendosë kuqezinjtë në një vazo më lart përsa i përket shortit për evropianin 2016, duke qënë se jemi aktualisht të parët në vazon e pestë dhe pak pikë larg Finlandës së vendit të fundit në vazon e 4. Ëndrra ka nisur që pas fitores në Norvegji, por realiteti është akoma më i bukur, pasi kjo skuadër me këta djem të rinj po na dhurojnë atë të cilën kemi vite që e ndjekim, një klasifikim më i mirë në renditjen e FIFA-s dhe ngjitjen në vazon e katërt.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Diel

23

Nëntor

2014

Fotolajm

22.11.2014 13:13 - Kështu duket objekti i kryeministrisë në Tiranë në ditën kur PD-ja e përkrahur edhe nga disa organizata sindikale, protestoi kundër rritjes së taksave, rritjës së çmimit të energjisë elektrike dhe papunësisë.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh