Bebe Rexha së shpejti edhe me këngën “Gone”

19.12.2014 22:19 - Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka paralajmëruar publikimin e këngës së re me titull “Gone”.

Lexo mė shumė

Showbiz

Dasma e Ramës, festë private në Pezë

Tiranë, 23.10.2010 14:27



Do të jenë dy festa ceremoniale për dasmën e Ramës. E para do të jetë një festë e zgjeruar me deputetë, gazetarë, njerëz të afërm etj.

E cila, sipas njoftimeve, do të zhvillohet në lokal "Xibraku" afër Varrezave të Dëshmorëve në periferinë e afërt të Tiranës. Në këtë festë do të marrin pjesë shumë persona të ftuar, ndërkohë që, sipas njoftimeve të organizatorëve, do të serviren vetëm produkte shqiptare.

Festa e dytë do të jetë shumë më private me një numër të vogël miqsh të ngushtë dhe familjarësh. Fillimisht u tha se ajo do të zhvillohej në një lokal në Dajt, por mbrëmë menaxherët i deklaruan "Sh2"-shit se planet për ta bërë festën private në këtë lokal ishin anuluar. Destinacioni i ri do të jetë Peza.

Dihet që kryetari i PS-së ka përdorur vitet e fundit për banim një shtëpi në Pezë, e cila është në pronësi të familjes së njohur Peza, një prej të cilëve, Dashamir Peza, është deputet i PS-së dhe mik i ngushtë i z. Rama.
Festa private me rrethin e ngushtë të miqve dhe familjarëve do të zhvillohet pikërisht në këtë banesë.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Shtunë

20

Dhjetor

2014

Fotolajm

19.12.2014 15:15 - Para Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dikush ka lëshuar 'peshq të mëdhenj'. /Foto: Express

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh