Bleona me makinë prej ari dhe targë me flamurin shqiptar

24.10.2014 10:51 - Ajo e ka shumë shpesh luksin në të cilin jeton dhe tashmë dihet se Bleona Qereti bën një jetë prej princeshe në Amerikë, por jo vetëm.

Lexo mė shumė

Showbiz

Breanne Benson, porno-ylli nga Tirana

Kaliforni, 29.06.2012 13:47


Kinemaja pornografike nuk është më e pëlqyera nga të gjithë, por është më e paguara. Kjo duket se ka qenë dhe arsyeja që një shqiptare është bërë pjesë e botës së pornografisë.

Ajo është Breanne Benson, një emër që nuk tingëllon aspak i afërt me shqipen dhe që të krijon idenë se aktorja e njohur e pornos nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë.

Por Benson e ka pranuar vet në disa intervista se jo vetëm e ka origjinën nga Shqipëria, por edhe ka lindur në Tiranë, në vitin 1984. Në një intervistë që flet për jetën e aktorëve pornografik, Benosn, thotë se ka ikur nga Shqipëria në vitin 1991.

Fillimisht është vendosur në Itali, më pas ka emigruar në SHBA dhe aktualisht jeton në Kaliforni. Këto janë të vetmet detaje që ka dhënë në të gjitha intervistat dhe në faqen personale on-line për origjinën e saj. Thotë se është natyralizuar shumë shpejt me jetën amerikane dhe në gjimnaz ka pasur dëshirë për tu bërë modele.

Më pas, Benson ka vendosur të hyjë në kinemanë e dritave të kuq, që nuk ka nam shumë të mirë. Ajo thotë se ka një shpirt të lirë dhe i pëlqen seksi. Kjo është dhe arsyeja pse nuk ka pasur asnjë kompleks në punën dhe karrierën e saj.

Ndërsa studimet i ka kryer për psikologji dhe seksologji humane. Fillimisht vetëm ka pranuar të pozojë për revistat erotike në vitin 2003.

Në vitin 2009 ka pranuar të marrë pjesë në të gjitha skenat që i afrohen me burra. Benson cilësohet edhe si aktore e suksesshme.

Ajo është kandiduar katër herë për çmime qe jepen nga shtëpitë e prodhimit të filmave porno si aktorja me skenat më të mira. Aktualisht Breanne Benson numëron 37 filma në karrierën e saj dhe është vlerësuar dhe nga kritika e kësaj fushe. / NOA

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

24

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh