Shqiptarë, shikojeni këtë video përpara se të talleni me kovat me ujë (VIDEO)

21.08.2014 19:43 - Derdhja e kovave me ujë të ftohtë janë shndërruar në një hajgare banale në Kosovë e Shqipëri. Ata që ne i quajmë VIP, por edhe persona fare të parëndësishëm, po lagen dhe po nominojnë shokët e tyre.

Lexo mė shumė

Info - Kuriozitete

Kur ka shkelur në Hënë njeriu i parë?

08.09.2011 16:18


Ajo u konsiderua si arritja më e madhe e racës njerëzore apo hap gjigand i njerëzimit ndërsa disa të tjerë pyesnin a ka ndodhur në të vërtet që njeriu ka zbritur në sipërfaqen e Hënës.

Tani, mendohet, se ka prova të qarta se në të vërtet njeriu ka zbritur në Hënë. Disa foto të reja të NASA-s përpiqen të bindin skeptikët por dyshimet vazhdojnë të jenë të forta.

Pretendohet se anija e parë kozmike që është ulur ka qenë e Bashkimit Sovjetik, Luna 2 në vitin 1959 ndërsa në korrik të vitit 1969 ishte Neil Amstron i pari që vuri këmbën në Hënë i cili u dërgua nga Apollo 11.

Nga vitit 1969 deri në vitin 1972 pretendohet se janë dërguar edhe në pesë raste të tjera njerëz në hënë. Por teoritë e konspiracioni pretendojnë se pamjet e shfaqura kanë qenë të manipuluara.

Në pamje mungojnë yjet, si edhe flamuri amerikan tregohet duke valëvitur pavarësisht se janë në vakum. NASA i ka hedhur poshtë këto pretendime por në vitin 2002 astronauti Buzz Aldrin me anë të një dokumentari provonte se ato ishin të falsifikuara.

Tashmë India dhe Japonia kanë në plan të dërgojnë astronautët e tyre në sipërfaqen e Hënës në vitin 2020. Japonia gjithashtu ka propozuar ndërtimin e bazës së parë në Hënë në vitin 2030.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

22

Gusht

2014

Fotolajm

05.08.2014 21:40 - Në përkujtim të Luftës së parë Botërore.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh