Rumani, kërkohet zvogëlimi i gjoksit të statujës

23.04.2014 16:18 - Në qendër të qytetit të lindjes së Arethia Tatarescu, është ngritur busti i kësaj veprimtareje, por banorët e Turgu-Jiu kanë kundërshtime rreth pamjes së saj.

Lexo mė shumė

Info - Kuriozitete

Gjashtë astronautë nisin udhëtimin imagjinar

03.06.2010 14:45


Duhet të stimulojnë udhëtimin më të gjatë në hapësirë, deri në zbritje në planetin Mars, për të eksperimentuar efektet psikologjike, që mund të shkaktojë ky udhëtim. Në periferi të Moskës, 6 astronautë janë mbyllur sot në orën 12.00 (14.00 me orën në Moskë), në një sportel për 250 ditë. 

Tre prej astronautëve, do të bëjnë sikur eksplorojnë planetin e kuq për një muaj dhe më pas “anija” një sallë 180 metra katrorë, me shërbimet më minimale ato për mbijetesë, do të niset (gjithmonë kinse) drejt tokës, në një udhëtim prej 240 ditësh.

I gjithë ky udhëtim do të zgjasë 520 ditë, gjatë të cilave, astronautët nuk mund të kenë asnjë kontakt me familjarët dhe miqtë e tyre. Astronautët janë një francez, një kinez, një italian dhe 3 rusë.

Stimulimi nuk mund të shpejtojë kohën e vërtetë të udhëtimit në Mars, i parashikuar pas të paktën 30 vitesh dhe as të shkurtojë distancat mes orbitave të planetit të kuq dhe tokës, të cilat variojnë nga 55, në mbi 400 milionë kilometra./Balkanweb/KNN

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Mërkurë

23

Prill

2014

Fotolajm

19.04.2014 11:05 - Pianistja 18-vjeçare nga Gjilani, Fatjona Maliqi, edhe pse ka kaq shumë diploma, çmime dhe mirënjohje të ndryshme për përformancat e saj, ka ambicie që të ketë edhe më shumë. Duke vazhduar kështu, ndoshta një ditë do të hyjë në librin Guiness për numrin më të madh të diplomave.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh