Mësuesi tërheq zvarrë vajzën 14 vjeçare, refuzonte pishinën (Video)

22.11.2014 22:14 - Në orën e edukatës fizike, vajza refuzonte të hynte në pishinë sepse kishte rregulluar flokët.

Lexo mė shumė

Info - Kuriozitete

Sporti dhe rëndësia e tij në shëndetin e fëmijëve

16.06.2012 09:31

 A e dinit që futbolli ndihmon në ndërtimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, fortësimit të eshtrave? Por që çiklizmi dhe patinimi zhvillojnë ekuilibrin dhe koordinimin në hapësirë?
Ekspertë të kësaj fushe rekomandojnë që fëmijët të paktën një orë në ditë duhet ta kalojnë me ndonjë aktivitet trupor. Sporti është argëtues dhe më shumë tërheqës sesa qëndrimi përpara kompjuterit apo televizorit.

Përveç të qenit argëtues, sporti është edhe krijues për fëmijët, prandaj sezoni veror është stina ideale që ato të mësohen me sporte. Gjithçka mund t’ia nisni në formë argëtimi, si për shembull duke shkuar bashkë me të në një piknik me biçikletë.

Ushtrimet e rregullta nuk janë të rëndësishme vetëm për shkak të zhvillimit të konstruktit trupor, por edhe për pjekurinë mendore. Kështu, futbolli, përveç që është i shkëlqyeshëm për zhvillimin e kondicionit, sistemit të qarkullimit të gjakut dhe fortësimit të eshtrave, do t’i mësojë fëmijët me punën ekipore, por edhe si të përballen me humbjen.

Gjithsesi, pavarësisht se cilin aktivitet do të zgjedhin, truri do të marrë më shumë oksigjen dhe do të nxisë rritjen e qelizave të reja, pasi hulumtimet e reja kanë treguar se neuronet e reja krijohen gjithnjë deri në fund të pubertetit. Kështu, falë sportit fëmijët tuaj do të rriten me më shumë energji dhe me më shumë aftësi përqendruese.

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Diel

23

Nëntor

2014

Fotolajm

22.11.2014 13:13 - Kështu duket objekti i kryeministrisë në Tiranë në ditën kur PD-ja e përkrahur edhe nga disa organizata sindikale, protestoi kundër rritjes së taksave, rritjës së çmimit të energjisë elektrike dhe papunësisë.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh