Kosova dhe Shqipëria kërkojnë të dhëna për herë të parë nga Google

16.09.2014 13:13 - Kosova dhe Shqipëria janë në mesin e 9 vendeve që kanë kërkuar të dhëna për herë të parë nga Google, sipas një raporti të fundit të gjigantit të internetit. Vendet tjera përfshijnë Republikën Dominikane, Egjiptin, Indenezinë, Luksemburgun, Maldivet, Namibinë, dhe Nepalin.

Lexo mė shumė

Info - Kuriozitete

Bimët shëruese sipas grupeve të gjakut

17.10.2012 09:28


Po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar marrja e bimëve shëruese sipas grupeve të gjakut, ndërsa dieta e cila po ashtu rekomandon ushqimin në përputhje me grupin e gjakut tashmë është treguar efikase.

Bimët shëruese mund të jetë edhe  problematike për shëndetin nëse nuk konsumohen ashtu siç janë përshkruar. Pasi që nuk është mirë thjesht të shkoni në barnatoren më të afërte bimore ose në treg dhe të blini një qese me diçka në të cilën shkruan që zgjidh problemin tuaj, duhet të informoheni në kohë.

Po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar marrja e bimëve shëruese sipas grupeve të gjakut, ndërsa dieta e cila po ashtu rekomandon ushqimin në përputhje me grupin e gjakut tashmë është treguar efikase. Ja një listë e shkurtër e bimëve shëruese të cilat përputhen ose jo me grupin tuaj të gjakut.

Grupi A i gjakut

Personat që kanë grupin e gjakut A kanë imunitet të dobët, stomak shumë të ndjeshëm dhe lëkurë dhe mukozë të ndjeshme. Përveç kësaj, kanë probleme me tension dhe nervat dhe do të duhej të marrin këto bimë shëruese:

- murriz të bardhë për rregullimin e punës së zemrës, ginseng për tension, kantarion për nerva, kaçë.

Duhen të shmangin bimët në vijim:

- mëndafshin e misrit, tërfilin e kuq.

Grupi B i gjakut

Personat që kanë grupin B të gjakut po ashtu kanë probleme me imunitetin, traktin tretës, veshkat dhe pankreasin. Do të duhej të konsumojnë këto bimë shëruese:

- gjethin e mjedrës për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, sherbelë, nenexhik djegës, majdanoz dhe xhenxhefil.

Bimët që duhen të shmangen janë:

- lulen e blirit, lëpushkën dhe lëpushën.

Grupi 0 i gjakut

Personat që kanë grupin 0 të gjakut kanë më së shumti problem me veshka dhe tëmth, për ç’arsye mund t’u krijohen gurët. Do të duhej të konsumojnë bimët shëruese në vijim:

- manat, blirin, luleradhiqen.

Duhen të shmangin bimët shëruese në vijim:

- lëpushën, aloen, gjembin e madh.

Gripi AB i gjakut

Personat që kanë grupin AB të gjakut kanë probleme të kombinuara të grupeve të gjakut A dhe B, prandaj duhen të konsumojnë këto bimë shëruese:

- çaj të gjelbër, gjethe të dredhëzës, jamball dhe gjembin.

Duhen të shmangin këto bimë shëruese:

- lëpushkën, lulen e blirit, tërfilin e kuq dhe mëndafshin e misrit. 

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Mërkurë

17

Shtator

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

12.09.2014 12:21 - Foto nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Kaqanik të mërkurën pasdite, ku kishte edhe të lënduar rëndë.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh