E pabesueshme: Ky indian e mbanë dorën sipër kokës që 41 vite

24.10.2014 11:49 - Amar Bharti është indiani që në vitin 1973 e ka lënë punën, gruan dhe 3 fëmijët, që jetën e tij të ja përkushtojë meditimit. Atëherë e ka çuar dorën e tij të djathtë lart mbi kokë. Tash, 41 vite më vonë dora ende i qëndron ashtu lart.

Lexo mė shumė

Info - Kuriozitete

Syzet bllokojnë softuerin për njohjen e fytyrave

26.01.2013 20:30

Syzet e quajtura “maskë për privatësi” janë zhvilluar në përpjekjen për të bllokuar kamerat e fshehura të cilat i përdorë softueri për njohjen e fytyrave. Prototipin e syzave e kanë zhvilluar shkencëtarët nga Instituti Nacional për informatikë në Tokio.Syzet janë pajisur me burimin e dritës të spektrit të afërt infra të kuq, i cili huton softuerin pa penguar shikimin e përdoruesve. Policia dhe rrjetet shoqërore gjithnjë e më shpesh përdorin softuerin për njohjen e fytyrave.

Profesori Isao Echizen thotë që syzat do të jenë të lidhura me baterinë e cila gjendet në xhepin e përdoruesit, ndërsa çmimi i tyre do të jetë relativisht i ulët, përcjell BBC.

Grupi aktivist i hakereve Anonymous tashmë ka dhënë disa këshilla për atë se si të mashtrohet softueri për njohjen e fytyrave. Përveç disa mënyrave të njohura, siç është grimi me disa shtresa ose maska për fytyrë, aktivistët thonë që animi i kokës nën këndin prej 15 shkallë mashtron softuerin, i cili pas kësaj do të mendoj që nuk keni aspak fytyrë.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

24

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh