Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë nesër do të mbajë ligjëratë në Universitetin AAB

24.11.2014 13:14 - Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, nesër do të mbajë një ligjëratë speciale për studentët e Universitetit AAB me temën “Politika e jashtme e Shqipërisë”.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Filharmonia e Kosovës shënon nesër 10-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 30.10.2010 18:37


Filharmonia e Kosovës organizon një koncert solemn, të dielën, me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit dhe programi i mbrëmjes përfshinë vepra të stileve të ndryshme nga literatura e muzikës klasike.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe fillon në orën 20:00, ndërsa mysafirë të mbrëmjes do të jenë personalitete të shquara nga vendi dhe rajoni si: Zhani Ciko, drejtor i Teatrit, Operës dhe Baletit në Tiranë, Maja Canacevic, drejtoreshë e Filharmonisë së Maqedonisë, Oliver Arsovski, drejtor i Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Rudina Ciko, pianiste nga Shqipëria, etj, raporton KosovaLive.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u themelua pas luftë së fundit në Kosovë, në vitin 2000, me iniciativë të disa muziktarëve të dalluar kosovarë, fillimisht si ansambël harkor e më vonë orkestër kamertale. Filharmonia e Kosovës paraqet vazhdimësinë e punës së ish-Orkestrës Simfonike të Radio-Televizionit të Prishtinës veprimtaria e së cilës u shua me dhunë nga regjimi serb në korrik të vitit 1990.

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

24

Nëntor

2014

Fotolajm

24.11.2014 10:21 - Një shtetas i Kosovës në një kamp të azilkërkuesve në Munih të Gjermanisë. Aktualisht në këtë kamp janë 77 kosovarë që kanë shkuar atje të dielen më 23.11.2014 nga Hungaria.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh