Vllaznim Shehu, i diplomuar në Universitetin AAB, ushtron profesionin e avokatit dhe vazhdon studimet e doktoraturës

20.10.2014 14:26 - Vllaznim Shehu, i cili aktualisht ushton veprimtarinë e avokatit në Pejë, për revistën “Alumni AAB”, thotë se nga studimet në Universitetin AAB, kujton mjaft gjëra pozitive si: metodologjia interaktive të ligjërimit, komunikimi korrekt dhe joburokratik me mësimdhënësit, qasja në literaturë dhe shërbimet...

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Kapurani: Migjeni, poeti i madh i mjerimit

Tiranë, 15.11.2010 18:32


Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare.

Për studiuesin Anastas Kapurani, Migjeni erdhi si një keqkuptim i madh e jo si një gjykim i gabuar pasi është një shkrimtar i madh . Migjeni vuri në pyetje një nga pyetjet më kulmore, rimëkëmbjen e kombit që mund të thuhet ndërprerja e ndërprerjes ndaj dhe e quajnë poet i mjerimit. Në themel të krijimtarisë së tij qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. 

Duke i vënë në një peshore dy poetet e mëdhenj Naim Frashërin dhe Migjenin, Kapurani i ftuar në studion e “Ora News” nuk bëri dot një dallim ndonëse theksoi se Migjeni është një poet ndërkombëtar.
I quajtur si poeti i mjerimit, Kapurani e gërshetoi këtë me faktin se për të arritur në këtë pikë duhet të dish se ç’është mjerimi.

“Mjerimi nuk është parë si një ngjarje kalimtare. Mjerimi përdoret për të arritur tek e vërteta ku njeriu i paepur ngrihet për të shkuar përtej vetes”, ka thënë  Kapurani.

Pasqyrimi i varfërisë zë vend qendror në krijimtarinë e Migjenit pasi për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

20

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh