"Ballkoni" i regjisores Lendita Zeqiraj, merr çmimin kryesor në Festivalin SWIKOS në Zvicër

23.11.2014 21:54 - Përfundoi edhe edicioni i 8 i Festivalit të Filmit të shkurtë SWIKOS, festival ky që tashmë më 8 vitet e tij, ka arritur që në mënyre te suksesshme t`i fusë në konkurrencë filmat shqiptarë - kosovarë me ata zviceranë.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Një libër për traditën tonë shqiptare

13.03.2011 16:49


Basri Magashi ëshë një autor yni, i cili këto ditë doli me librin e katër publicistik me titull “Tradita e martesës shqiptare”. Siç dihet, autori ka shkurat edhe këto libra: “Rrëfimet e një azilanti”, “Tradita shqiptare” (boti i parë), “Kohë e tmerrit dhe shpërngulja e shqiptarëve në Bllacë e Stankovec” dhe libri i tij i fundit është “Trdita e martesës shqiptare”.

Ëshët ky libër paksa më “ndryshe” se librat të autorëve tjerë shqiptarë, për faktin se, autori ka shkruar për disa tema të kësaj fushe etnografike me interes të rëndësishëm për traditën tonë të pasur e të rëndësishme.

Por, ajo që autori ka dashur të pretendojë që të japi një “mesazh” tek lexuesi është se, këtu më tepër temat që janë marrë për trajtim, janë si një lloj ligjërate informative, e cila, në një mënyrë a tjëtër, lelxuesit i bën kurreshtarë të mësojnë për disa zakone e tradita që janë vlera tona të hershme, të cilat janë me interes jo vetëm ti mësojmë, por dhe ti ruajtmë dhe ti kultivojmë e përcjellim.

Bie fjala, libri në fjalë “Tradita e martesës shqiptare” nis me këto tema, si janë: dasma e vajzës shqiptare, roli i nënës shqiptare i papërfillur, vlerat martesore dhe kujtimi i saj, karakteri i madh i femrës shqiptare, e kaluara dhe e sotmja kanë gjenezë të përbashkët, morali si burim i ruajtjes së popullit shqiptar nga gjeneratat e kaluara, epopeja e martesës shqiptare, demokracia e tepruar e vajzës duhet t’i ketë kufijtë e saj, roli i femrës shqiptare në punët e vekut dhe të dorës, vlerat edukativo-artistike duhet të përfillen në skenënë kosovare, vajza ia mësyen rrutës së shkollimit, martesa pa dëshirë, femra shqiptare në fushën e mjekësisë, veshja e femrës dhe e gruas shqiptare, dashuria e pastër është burim i jetës, roli i femrës në teatër, e djeshmja përballë së sotmes etj. Janë tema të nduar-ndarta, të cilat, në përmbajtje janë një lloj “informacioni” i paktë për vetë traditën e martesës së botës shqiptare. Pse po e themi këtë?

Arsyeja është se, libri në fjalë i autorit, Basri Magashi, ndonëse është dashur të ilustrohet me fotografi, vizatime, me disa të dhëna të shumta nga tradita jonë e pasur dhe shumë e rëndësishme, në të kundërtën, ky “fakt”, mungon dhe temat vetëm na japin disa “ngjarje” në retrospektivë të zakonve tona shqiptare për të cilat bën fjalë autori i librit.

Por, libri si libër e ka vlerën e tij, për fatin tjetër se, edhe këto tema, si e ka trajtuar Basri Magashi, nuk janë te tepërta e vjetra, por adhurohen dhe vlerësohen për të hyrë në fushën e etnografisë, për të cilën ka bërë fjalë autori i librit.

Këto tema sikur të përkujtojnë përrallat nga Drenica, adetet, zakonet, lojërat dhe “sendet” tjera rreth të cilave janë shkruar studime të shumta nga autoriët tanë të kësaj fushe të etnografisë sonë popullore. Kur i lexon njeriu këto tema të këtij libri me titull provokues “Tradita...”, sikur e gjen vetën në ndonjë odë burrash dhe fliet për zakonet e dasmave të një kohe të kaluar të jetës shqiptare. Edhe kritiku ynë, Ali D. Jasiqi, i cili e ka bërë recensimin e librit në fjalë, shton se autori i ka hyrë një pune të dobishme dhe mjaft interesante që të shtjellojë një problem mjaft serioz në jetën e shqiptarëve..

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

24

Nëntor

2014

Fotolajm

22.11.2014 13:13 - Kështu duket objekti i kryeministrisë në Tiranë në ditën kur PD-ja e përkrahur edhe nga disa organizata sindikale, protestoi kundër rritjes së taksave, rritjës së çmimit të energjisë elektrike dhe papunësisë.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh