‘Lolita’ dhe tabutë në letërsi. Histori dashurie, apo abuzim?

28.07.2014 12:53 - Ndër vite, “Lolita” herë është përshkruar si histori dashurie, herë si histori abuzimi. Tekefundit, është një krijimtari letrare dhe si për çdo gjë të tillë, perceptimi është tërësisht individual.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

“Dita e Verës”, festë me karnavale në Elbasan

Elbasan , 14.03.2011 16:48



“Dita e Verës” po festohet sot në të gjithë Shqipërinë, por kryeqendra e festimeve edhe këtë vit mbetet Elbasani prej ku ka dhe origjinën kjo festë pagane.

Sipari i aktiviteteve ka nisur me maratonën e shkollave të mesme për të vijuar më pas me karnavalet dhe panairin e madh.

Gatime tradicionale do të shërbehen për të gjithë të pranishmit. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, ashtu si çdo vit në sheshin qendror "Gensher" para portës së kalasë së qytetit të Elbasanit, u zhvillua koncerti i madh festiv.

'Nata e verës 2011’.

Të paktën 20 mijë vetë ishin të pranishëm në këtë aktivitet i cili i paraprin festës tradicionale të “Ditës së Verës”.

Kryebashkiaku Qazim Sejdini nga skena e këtij koncerti ka uruar bashkëqytetaret e tij dhe gjithë shqiptarët.

Mbrëmja e parë e festimeve iu kushtua muzikës popullore me këngëtarë të qytetit të Elbasanit, por dhe këngëtarë të tjerë në zë të muzikës popullore. “Dita e Verës” ka origjinë të lashtë dhe konsiderohet si festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e Elbasanit.

Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Tashmë “Dita e Verës” është kthyer në një festë kombëtare ku shenja dalluese e saj është gatimi i ballokumeve.

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

1

Gusht

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh