Enver Petrovci pretendent për Eurovizionin 2015!

31.10.2014 11:10 - Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Enver Petrovci do të jetë surpriza e edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në Shqipëri në fund të dhjetorit.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Prezantohet hulumtimi “Edukimi mendor dhe moral i fëmijëve”

Prishtinë, 13.04.2011 12:10


Në Universitetin AAB-Riinvest u prezantua sot hulumtimit të projektit me rezultatet e kërkimit shkencor me temën “Edukimi mendor dhe moral i fëmijëve”, nën përkujdesjen e prof. Dr. Riza Bradës.

Brada, i cili e bëri këtë prezantim në praninë e përfaqësuesve të disa institucioneve parashkollore dhe studentëve të Universitetit AAB-Riinvest, tha se ky projekt hulumtues ka një rëndësi të avancimit të mësimdhënies.

Ai shpalosi rezultatet e arriturat që dalin nga hulumtimi, i cili përfshinë kryesisht edukimin parashkollor të fëmijës.

Ky hulumtim shkencor i është referuar identifikimit dhe shpjegimit të rolit të faktorëve relevantë edukativë, të përdorimit të metodave, mënyrave, mjeteve dhe formave adekuate të aktiviteteve edukative, që rezultojnë zhvillimin dhe edukimin mendor dhe moral të fëmijëve.

Për këtë hulumtim janë intervistuar 106 edukatore të kualifikuara dhe me përvojë të gjatë pune, në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, që kanë grup moshat 0-1 vjeç, 1-3 vjeç,  3-5 vjeç dhe 5-6 vjeç.

Realizimi i këtij projekti hulumtues ka zgjatur tetë muaj duke filluar nga muaji tetor 2010 deri në prill 2011.
Në bazë të përdorimit të verifikuar të instrumenteve dhe teknikave kërkimore të përmendura në këtë projekt hulumtues, janë arritur këto rezultate kërkimore:

1. Niveli më i lënë pas dore në proceset e reformës së re të arsimit, është edukimi institucional parashkollor,

2. Ligji mbi edukimin parashkollor ka lëshime profesionale dhe zbrazëti juridike-pedagogjike.

3. Unanimisht edukatoret, pedagoget dhe drejtoreshat kanë deklaruar se kurrikulat e punës edukative janë të stërngarkuara me përmbajtje edukative,

Në fund të prezantimit u tha se do të botohet edhe një monografi për edukimin mendor dhe moral të fëmijës, në bazë të rezultateve të arritura, e cila do të përfundojë gjatë muajit prill të këtij viti. /S. Musliu

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

31

Tetor

2014

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh