"Ballkoni" i regjisores Lendita Zeqiraj, merr çmimin kryesor në Festivalin SWIKOS në Zvicër

23.11.2014 21:54 - Përfundoi edhe edicioni i 8 i Festivalit të Filmit të shkurtë SWIKOS, festival ky që tashmë më 8 vitet e tij, ka arritur që në mënyre te suksesshme t`i fusë në konkurrencë filmat shqiptarë - kosovarë me ata zviceranë.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

“Paqja studentore” fiton zgjedhjet studentore

Prishtinë, 15.05.2010 09:30

Komisioni Qendror Zgjedhor i Universitetit të Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të certifikuara për zgjedhjet e studentëve të UP-së, për Parlament të Studentëve ku fitues në bazë të rezultateve në nivel të njësive akademike është organizata “Paqja Studentore”, me 20.5 për qind të votave.

E dyta në listë është “Lista Studentore Reforma” (LSR) me 11.4 për qind, ndërsa e treta është “Unioni i Studentëve Shqiptar” (USSH) me 10.3 për qind. Pastaj në listë vijnë “Unioni i Pavarur i Studentëve të Kosovës” (UPSK) me 8.3 për qind, “Alternativa Studentore” (AS) me 7.4 për qind dhe “Vizioni Studentor” (VS) me 7.1 për qind.

Pragun prej 5 për qind të numrit të votave të përgjithshme, si kusht i përcaktuar nga KQZ-ja për fitimin e një mandati për parlament, nuk e kanë kaluar dy organizata,”Zëri Studentor i UP-së” (ZSUP) dhe “Integrimi i Studentëve Shqiptarë (ISSH)” nga 11 organizata sa ishin në garë në zgjedhjet e 13 majit.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja për këshilla të studentëve nëpër fakultete, përqindja ka lëvizur dukshëm nga ajo e publikuar për parlament. Sërish edhe në këtë nivel të votimit ka prirë PS-ja me 19.6 për qind të votave, po ashtu e ndjekur nga LSR  me 11.2 për qind të votave, duke lënë në vendin e tretë sipas votave UPSUP-në me 10.4 për qind, që është përcjellë nga USSH me pesë vota më pak. Kurse, organizata që ka marrë më se paku vota ka qenë “Zëri Studentor i UP-së” (ZSUP) me 168 vota të fituara.

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës është organ suprem i përfaqësimit të studentëve në UP  dhe është i barabartë me numrin e njësive akademike në Universitet, ndërsa anëtarët e Parlamentit të Studentëve zgjidhen në zgjedhjet Studentore të UP-së çdo dy vjet.

Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës zgjedh edhe 7 (shtatë) anëtarë studentë në senatin e UP-së, ndërsa kryetari i Parlamenti Studentor është anëtar ex-officio nga numri i përgjithshëm i anëtarëve studentë në senatin e UP-së./S.Krasniqi

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Hënë

24

Nëntor

2014

Fotolajm

24.11.2014 10:21 - Një shtetas i Kosovës në një kamp të azilkërkuesve në Munih të Gjermanisë. Aktualisht në këtë kamp janë 77 kosovarë që kanë shkuar atje të dielen më 23.11.2014 nga Hungaria.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh