Papa në Shqipëri, do të këndojnë Frederik Ndoci dhe Inva Mula

20.09.2014 14:11 - Për vizitën e Papës në Shqipëri është menduar gjithçka deri në detaje. Një pjesë e rëndësishme e të gjithë ceremonisë do të jetë edhe muzika.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Katalog dixhital për monumentet arkeologjike

Tiranë , 07.01.2012 10:04


Instituti i Monumenteve të Kulturës ka nisur punën për hartimin e një katalogu dixhital për të gjitha monumentet arkeologjike të Shqipërisë. Katalogu do të përmbajë rreth 6 mijë faqe dhe ka si  qëllim jo vetëm inventarizimin e monumenteve, por zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.

Tashmë vizitorët do ta kenë më të lehtë për t’u orientuar në lidhje me turizmin tonë kulturor, konkretisht me monumentet arkeologjike në të gjithë territorin shqiptar. Nëpërmjet një faqeje online, të gjithë të interesuarit për historinë apo për të vizituar zonat ku ndodhen monumentet arkeologjike, mund të informohen lidhur me to në një kohë fare të shkurtër me anë të disa klikimeve. Monumentet arkeologjike në vend, brenda këtij viti, pritet të përfshihen në një katalogim dixhital, puna për të cilin ka nisur pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Sipas Apollon Baçes, drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, puna ka më se një muaj që ka nisur, ndërsa pritet që në qershor të këtij viti të jenë hedhur në ueb, rreth 70-80% e materialeve. Mendohet që katalogu do të përmbajë rreth 6 mijë faqe informacion për të gjitha monumentet arkeologjike, ku përfshihen të gjitha llojet e monumenteve. Faqja dixhitale do të përfshijë rreth 1200 monumente kulture të kategorisë së parë me një numër shumë të madh, me rreth 12 mijë fotografi, ndër të cilat edhe fotografi të vjetra të monumenteve.

Pjesë e faqes në internet që do të inventarizojë monumentet e kulturës do të jenë edhe hartat e pikave arkeologjike, përshkrimi historik i monumenteve, struktura e Institutit të Monumenteve të Kulturës etj. Hartat arkeologjike do të bëjnë të mundur pasqyrimin e të gjitha objekteve arkeologjike që gjenden në terren si vendbanimet, kalatë, shpellat, tumat, varrezat e sheshta, varret e veçuar, ku çdo element i veçantë i objekteve arkeologjike do të jetë i specifikuar me të gjitha detajet e tij.

“Do të jetë një katalog tepër interaktiv që do të shërbejë për të njohur historinë e këtyre monumenteve, pozicionin gjeografik dhe do të jetë një ndihmesë e mirë edhe për specialistët”, - tha Baçe.
Sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës, materiali është përgatitur dhe ngelet vetëm për t’u hedhur në ueb. Aktualisht, pranë këtij institucioni po punohet për gjuhën e faqes dixhitale, e cila do të jetë në shqip dhe në anglisht. Fillimisht, rreth 80% e materialeve do të jenë në gjuhën shqipe dhe 20% në gjuhën angleze. Ky projekt ka si qëllim inventarizimin e të gjitha objekteve dhe monumenteve arkeologjike, por edhe vënien e tyre në shërbim të turizmit kulturor.

Projekti është nismë e ndërmarrë nga vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me konsulentë të huaj. Sipas Baçes, ky katalog do të jetë shumë utilitar dhe ndër më të mirët në Ballkan.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Shtunë

20

Shtator

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

18.09.2014 15:19 - Një grumbull i qenve te hyrja e Komunës së Klinës, e cila udhëhiqet nga Sokol Bashota.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh