‘Lolita’ dhe tabutë në letërsi. Histori dashurie, apo abuzim?

28.07.2014 12:53 - Ndër vite, “Lolita” herë është përshkruar si histori dashurie, herë si histori abuzimi. Tekefundit, është një krijimtari letrare dhe si për çdo gjë të tillë, perceptimi është tërësisht individual.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

“Udhëtimet e Guliverit”: Në shqip me përkthimin e ‘58-s

08.07.2010 11:36



Është cilësuar si kryevepra e Jonathan Swift. “Udhëtimet e Guliverit”, i botuar nga “Zenit”, i ofrohet lexuesit si alternativa më e mirë e këtyre ditëve. Aventurat e shumta të Guliverit vijnë në shqip në përkthimin që Halit Selfo i ka bërë më ‘58-n. I botuar atëkohë nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, vjen i propozuar në një format të ri. Emrin e këtij përkthyesi lexuesi shqiptar e ka njohur edhe në përkthimin e më shumë se 40 veprave letrare, mes të cilave: “Konti i Monte Kristos” (Duma), “Djemtë e rrugës Pal” (Malmori), “Poemë Pedagogjike” (Makarenko), “Zemra” (De Amicis), “Bijtë e kapitenit Grant”, Zhyl Vern. I shkruar në formën e romanit të aventurave, në fakt është një ironi e pamëshirshme për racën njerëzore, për qytetërimin dhe për marrëdhëniet anglo-irlandeze.

Swift bën protagonistë të tij një mjek në bordin e anijes, e pastaj një kapiten dhe i nis në udhëtime. Atëkohë udhëtimet aventureske ishin “moda” e shoqërisë, por edhe tema të preferuara të letërsisë. Protagonisti i tij, mjeku Lemuel Gulliver, vendoset në bordin e një anije për të shkuar në katër destinacione. Ndalesa e parë është në ishullin e Liliputëve, ku gjithçka, që nga njerëzit e deri tek objektet, janë në përmasa mjaft të vogla. Më tej ai ndalon në Brobdingnag.

Në të kundërt nga ishulli i parë, këtu e gjejmë protagonistin tonë në vendin e gjigantëve. Raportet përmbysen.

Mjeku kthehet tani në kukullën e vajzës së mbretit. Në pjesën e tretë të udhëtimit Guliverin e shohim në Laputa. Përmes ndodhive dhe personazheve, Swift ka një satirë të drejtpërdrejtë ndaj filozofëve, historianëve dhe shpikësve. Në ishullin e Glubdubdrib, Guliver evokon hijet e të mëdhenjve të antikitetit dhe nga përgjigjet e tyre zbulon meskinitetin. Ndërsa pranë Struldbrug, në vendin e të pavdekshmëve kupton se fatkeqësia më e madhe e njeriut është që të mos i gjejë asnjëherë fundin jetës. Në pjesën e katërt, më në fund mes virtuozitetit të kuajve Huihnhnmëve vë në kontrast brutalitetin e Yahoo, kafshë me pamje njerëzore.

Nuk ekziston në letërsinë perëndimore një “dënim” i tillë i njerëzimit si ai që gjendet në “Udhëtimet e Guliverit”.
Kritika ndaj vlerave, ndaj besimit dhe shkencës, nga politika te kultura, shkon deri aty sa të kërcënojë vetë rrënjët e ekzistencës. Por mjeshtëria e Swift ka bërë që ky libër të pranohet lehtësisht nga lexuesit. Alegoria e tij e mprehtë nuk është e qëllimshme, ajo është e dukshme vetëm për atë që do ta shohë dhe nuk e dëmton linjën e fantazisë dhe aventurave që përshkojnë gjithë romanin, i quajtur tashmë një vepër klasike e letërsisë për fëmijë.

 

 

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Mërkurë

30

Korrik

2014

Fotolajm

18.07.2014 12:34 - Goli i Robin van Persiet, i realizuar ndaj Spanjës, është bërë vepër arti, duke u ‘vendosur’ në një mur. Derisa në internet ishin shfaqur fotografi dhe video të ndryshme, ku njerëzit e imitonin sulmuesin e Manchester Unitedit, artistët brazilianë vendosën për një krahasim më tradicional, duke e vizatuar ‘fluturimin’ identik të ish futbollistit të Arsenalit.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh