Ka vdekur aktori Ahmet Spahiu -mixha Bajram

21.08.2014 09:30 - Sot pas një sëmundje të shkurtër ka vdekur aktori Ahmet Spahiu.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Daily Mail: Çmimet në bregdetin shqiptar sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj

Londër, 09.05.2013 10:30


Mediat dhe agjencitë turistike në botë vijojnë të kenë në vëmendje turizmin shqiptar duke e renditur Shqipërinë si një nga vendet më të bukura në Evropë. Gazeta britanike Daily Mail, ne rubriken e saj Travel mail kesaj radhe ka vendosur Shqiperine duke e pershkruar ate si nje vend te pershtatshem per pushime familjare ku dhe kostot jane krejtesisht te volitshme.

Nese do te shkoni ne Shqiperi , - thuhet ne shkrim- dy destinacione krejtesisht te aferta me kryeqytetin ku mund te behen pushimet jane qyteti i Durresit si dhe resorti turistik i Golemit, te cilat ofrojne gjallerine e dinamiken gjate sezonit turistik veror.

Cmimet ne bregdetin shqiptar sjellin buzeqeshje ne fytyren tuaj-eshte kryefjala e artikullit te Daily Mail.
Kryeqyteti shqiptar per median ne fjale eshte identitet me vete, duke u nisur dhe nga gjerat elementare si pikat e shitjes se ushqimeve, fast foodet madje edhe vet gjuha, shprehite e saj dhe kodet e miresjelljes.
Në vitet e fundit Shqipëria ka patur një zhvillim të bujshëm në fushën e turizmit, ku mijëra turistë vijnë për pushime çdo vit në vendin tonë. Bukuritë natyrore, plazhet, qytetet antike janë ndër preferencat parimore të turistëve-shkruan Daily Mail-, por siç duket numri i atyre që do ta vizitojnë Shqipërinë do të rritet edhe për vitet e ardhshme si rezultat I promocionit qe po I behet nga nderkombetaret.

Sipas ketij shkrimi ,shume prej vizitoreve e cilesojne Shqiperine si nje nga sekretet e fundit qe po zbulojne ne Evrope.

Ne shkrim u rekomandohet turisteve qe kane kuriozitet per ta pare Shqiperine autentike te nxitojne per ta bere sa me pare udhetiimin drejt saj.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Premte

22

Gusht

2014

Fotolajm

05.08.2014 21:40 - Në përkujtim të Luftës së parë Botërore.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh