Pamje tmerri të Shkodrës së vitit 1912 (Video)

18.04.2014 20:26 - Këto çka do të shihni janë pamje tmerri të Shkodrës në prillin e vitit 1912, në vazhdën e bombardimeve të zgjatura gjatë një rrethimi nga forcat serbo-malazeze, në Luftën e Parë Ballkanike.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

“Femrat”, një premierë shqiptare vjen në kinema

Tiranë, 14.11.2013 14:45


Prej datës 14 nëntor, fillon projeksionet në kinematë e Tiranës filmi "Femrat". Me një kast aktorësh si Ermal Mamaqi, Salsano Rapi, Zamira Kita, Olta Daku, Eriona Kakeli, Enxhi Cuku, Robert Aliaj, Andia Xhunga, Besmir Bitraku, Besart Kallaku, Marko Bitraku, është  një komedi romantike, e para e këtij lloji pas viteve ’90.

"Femrat" është historia e një avokati 30 vjeçar divorcesh, Riku (interpretuar nga  Ermal Mamaqi), i cili u shmanget lidhjeve serioze nga frika se janë shumë të komplikuara. Për të jeta është më e bukur kur je singëll, kuptohet, kur ke një mama që t'i bën gati të gjitha.

Çdo gjë duket se shkon për mrekulli deri ditën kur mamaja vendos t'i gjejë një nuse! Gjithë njerëzit rrotull Rikut duket se i kanë vënë vetes një qëllim: ta martojnë! Filmi tregon përpjekjet e Rikut që t’u “shpëtojë” një morie femrash, nga ato më seksit e inteligjentet, deri tek ato më të zakonshmet që po vdesin për t’u martuar një burrë si ai. Por, në fund, edhe Riku, si shumë të tjerë, nuk i shpëton dot dashurisë.

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Shtunë

19

Prill

2014

Fotolajm

17.04.2014 15:19 - Të enjten, një veturë është rrokullisur te semaforët afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Gjatë ditës deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë reaguar lidhur me sigurinë në komunikacion. Ata kanë kërkuar gjoba të ashpra për drejtuesit e automjeteve të cilët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit. /Foto: Telegrafi

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh