Prokurori kërkon paraburgim, vendimi në orën 23:30

24.05.2013 22:37 - (E plotësuar) Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të merret vendimi për masën e sigurisë për të dyshuarit për krime të luftës, momentalisht po ndodh një pauzë.

Lexo mė shumė

Siguri

Vrasje në tentativë në Skënderaj

Skënderaj, 13.06.2012 15:22


Në fshatin Klinë e Mesme e Skënderajt, mesditën e se mërkurës, është plagosur me armë zjarri një i ri, ka njoftuar policia, sipas se cilës ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpive të viktimës dhe të dyshuarit.

Viktimës, Granit Jusufi 19 vjeç, ndihma e parë i është dhënë në QKMF në Skënderaj, e pastaj në shoqërimin e mjekut është dërguar për trajtim të mëtejme në QKUK në Prishtinë, por viktima është jashtë rrezikut për jetë.  Mjeku shoqërues, dr Armir Sejdiu, ka treguar se viktima ishte qëlluar me armë në gjoks dhe kraharor dhe gjendja e tij shëndetësore ka qenë e komplikuar. “Në repartin e emergjencës në QKUK ai është pranuar me vetëdije të parametrave normal, mirëpo gjendja e tij shëndetësore mbetët e rëndë”, ka treguat dr Sejdiu.

Ndërkaq, toger Besim Hoti, zëdhënës i policisë rajonale në Mitrovicë, kas deklaruar: “Dyshohet se sulmuesi 30 vjeç, kushëriri i viktimës, ka shtënë me armë automatike në drejtim të viktimës së tij, pas një mosmarrëveshje të çastit. Hetuesit policorë gjatë kryerjes së ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kanë gjetur katër gëzhoja të armës automatike dhe ato janë marrë si prova materiale”.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur edhe arma automatike e cila besohet se ishte përfshirë në rast. Me ketë rast është arrestuar i dyshuari kryesor, H. Jusufi (1982), kurse rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë dhe armë mbajtje pa leje.

 

 

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Shtunë

25

Maj

2013

Fotolajm

23.05.2013 11:45 - Janë në Kosovë për të vendosur ligjin, por kjo foto tregon se rregullat thyhen edhe nga vetë ata. Kjo veturë e EULEX-it është parkuar në një pjesë të gjelbëruar. Vendi ku makina është vendosur ndodhet përballë konvikteve të Universitetit të Prishtinës.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh