Filmi “Piano” në tre festivale ndërkombëtare

21.10.2014 09:49 - Është paralajmëruar se filmi i shkurtër “ Piano” në këto festivale do të shfaqet në konkurrencën zyrtare të filmit të shkurtër.

Lexo mė shumė

Arsim & Kulturë

Zbulohet busti i Ahmet Delisë në Skenderaj

Skënderaj, 08.06.2012 13:02


Në pesë vjetorin e fillimit të punës se shkollës së dytë në qytetin e Skenderajt, dhe 100 vjetorit të rënies se heroit, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë, është zbuluar busti i Ahmet Delisë, heroit të parë të Prekazit i cili ra me pushkë në dorë në kundërshtim të okupimit të Kosovës nga ana e Serbisë, transmeton portali Koha.

Me këtë rast në oborrin e shkollës, para mbi 1 mijë nxënësve, sa ka shkolla dhe shumë prindërve të tyre, mbi 40 mësimdhënësve dhe mysafirëve të shumtë, është mbajt një ceremoni e rastit. Drejtoresha e shkollës, Resmie Koci, ka thënë se përkundër faktit së shkolla është e re, janë arritur rezultate të lakmueshme, kurse, Rifat Jashari, ka spikatur se meritat për të gjitha sukseset e arritura i kanë ata të cilët u flijuan me gjithë familje, siç është edhe rasti i Ahmet Delisë, për çlirimin e trojeve shqiptare.

Ka folur edhe kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, kurse në emër të Familjës Ahmeti ka falënderuar njëri prej pasardhësve të heroit të kthyer në bronz, Nasuf Ahmeti.  

Bustin e Ahmet Delisë e zbuluan Rifat Jashari, Adem Ahmeti (nipi i Ahmet Delisë), kryetari i Komunës Sami Lushtaku, dhe drejtoresha e shkollës, Resmie Koci.

Prapa

Shpërndaje artikullin:

Komento:




E Marte

21

Tetor

2014

Anketë

Ku dëshironi të studioni?

Fotolajm

20.10.2014 11:16 - Në Tiranë edhe nusja merret me flamurin kuq e zi mbi një makinë, bashkë me daullexhiun.

Kjo Agjenci Lajmesh menaxhohet dhe kontrollohet nga Qendra Mediale KNN (Kosovo News Network). Informacionet e publikuara në portalin knninfo.com nuk mund të kopjohen dhe përdoren për çfarëdo qëllimi, pa një marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e KNN-së. Të gjitha të drejtat e botimeve në këtë portal janë të rezervuara dhe të mbrojtura. Përdorimi i informatave mund të bëhet duke përmendur burimin, ndryshe konsiderohet një shkelje e të drejtave të autorit.

© Copyright 2010 - Kosovo News Network - All Rights Reserved - Powered: By Refresh